Kylie Jenner, miliarderja më e re në listat e njerëzve më të pasur, motra më e vogël e familjes së famshme Kardashian-Jenner, 21 vjeçarja më e famshme në planet, si rrallë herë ka rrëfyer një pjesë të jetës së saj, të cilin nuk e njihnim. Përtej vilave qindra milion dollarëshe, makinave super luksoze veshjeve, Kylie rrëfen sesi e gjitha kjo në instagram është vetëm fasadë.

 

Krahë një fotoje e cila mund të ishte nga ato ‘normalet’ për Instagramin e Kyliet nëse ajo do e shoqëronte me ndonjë quote, ajo është thelluar pak më shumë dhe ka bërë një rrëfim të sinqertë.

 

“Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time. Të rritesh para milionave sy që të shohin thjesht nuk është normale. Kam humbur miq përgjatë rrugës dhe kam humbur veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ (mirëqenie mendore e përgjithshme) për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur. Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë periudhës pas adoleshencës dhe pas lindjes së foshnjes sime, sërish u përballa me ulje-ngritje”

 

Ndihesha sikur më duhej të rigjeja sërish veten. Mbaj shumë për vete por thjesht doja ta ndaja me ju dhe t’ju thoja se jam NJERI. Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni në mediat sociale është vetëm sipërfaqja. Jini të butë me veten, ec para dhe lijini gjërat të shkojnë. Jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetëveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje. Tani është koha jote!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *