E premte, 6 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Trondit Drake: Nicki Minaj është dashuria e jetës sime!

Ai ka thyer rekordin e pabesueshëm të Adele, duke fituar 13 çmime në “Billboard Music Awards”, por kjo nuk ishte surpriza më e madhe që reperi kanadez dhuroi.

 

 

Gjatë fjalimit pranues të çmimit “Top Artist”, u drejtua tek Nicki Minaj ndërkohë që deklaronte: “Kam edhe dashurinë e jetës sime këtu”.

Reklamë

 

 

Drake gjithashtu fitoi çmimet “Top Billboard 200 Album” dhe “Top Male Artist” gjatë spektaklit. Së bashku me The Chainsmokers, reperi 30 vjeçar kishte numrin më të madh të nominimeve, plot 22. Dyshja amerikane Chainsmokers, nga ana e tyre, ia dolën të fitonin vetëm 4 çmime. Blake Shelton hipi në fronin e muzikës country, duke u shpallur si “Top Country Artist” dhe natyrisht e festoi rastin me Gwen Stefanin.

 

 

Një mbrëmje e madhe edhe për Cher që mori në shtëpi “Icon Award”, që simbolikisht kurorëzon një jetë artistike të mbushur me arritje. Edhe pse nuk ishte e pranishme, me siguri për shkak të shtatëzanisë, Beyonce ishte një tjetër fituese e madhe e mbrëmjes ndërsa mori me vete në shtëpi 5 çmime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë