Subscribe

Protesta e datës 13 Maj që opozita do organizojë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka detyruar Ministrinë e Brendshme të marrë masat për garantimin e sigurisë.

 

Por tubimi i së shtunës dhe mbarëvajtja e tij nuk shqetëson vetëm autoritetet shqiptare.

 

Trojka e ambasadorëve ka takuar ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ambasadori amerikan Donald Lu, ajo e BE-së Romana Vlahutin dhe kreu i Prezencës së OSBE-së Bernd Bochardt, morën informacione nga ministri Xhafaj mbi masat që janë parashikuar për të evituar çdo incident të mundshëm.

 

Pas takimit, dha dhënë shumë detaje, Ambasadori Bochard tha për Vizion Plus se me ministrin e Brendshëm u diskutuan shumë çështje.

 

Për organizimin e masa në raport me protestën e së shtunës, mësohet se Policia e Shtetit do të angazhojë mbi 1 mijë trupa, ku do të përfshihen pjesëtarë të Policisë së rendit, forcat speciale të FNSH-së, RENEA-s dhe të Antiterrorit.

 

Ashtu si në protestat e mëparshme, në rreshtin e parë, ku kontakti do të jetë i drejtpërdrejtë me protestuesit, do të vendosen police femra.

 

Burimet bëjnë me dije se dy ditë më parë, ministri i Brendshëm Xhafaj, u takua me kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Rendit dhe Sigurisë Publike Altin Qato.

 

Të kontaktuar nga Vizion Plus, zyrtarë të Policisë së Shtetit thanë se do të garantohet mbarëvajtja e të gjithë protestës, ndërkohë që çdo element që do kryejë veprime të cilat do të cenojnë rendin dhe sigurinë publike, do përballet me ndëshkimet që parashikon ligji.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *