Ministri hungarez i Drejtësisë, Laszlo Trocsanyi, ka deklaruar se Hungaria nuk do ta ekstradojë ish-kryeministrin Nikola Gruevski në Maqedoni.

 

“Gruevski rrezikon jetën në vendin e tij, nuk mund të ekstradohet në këtë rast”.

 

Nga ana tjetër ministri i Punëve të jashtme Peter Szijjarto theksoi se Gruevski në mënyrë ligjore ka arritur të hyjë në Hungari.

 

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski të martën bëri të ditur se ka marrë azil në Hungari. Autoritetet e Maqedonisë kanë kërkuar shfuqizimin të vendimit për azil dhe ekstradimin e Gruevskit në Maqedoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *