E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Triumfi i bardhebluve/ Meta uron Tiranën

Presidenti Ilir Meta uron skuadrën e Tiranës pas fitimit të titullit të 25-të.

Në reagimin e tij në Facebook, Meta shkruan se titulli kampion për Tiranën, është sipas tij plotësisht i merituar.

“Shumë urime TIRONËS, ekipit KAMPION ???? dhe të gjithë tifozëve të mrekullueshëm bardhë e blu ⚪????, të cilët i përshëndes me këto pamje fantastike nga festa e mbrëmshme që ndriçoi të gjithë kryeqytetin.
Titulli KAMPION, plotësisht i merituar, i shton hijeshinë 100-vjetorit të Tironës kryeqytet! ????⚪????
Ashtu siç me të drejtë i madhi Kasem Hallulli e përjetësoi në këngë:
“O Tiron Tirona,Ti do të jesh KAMPIONIA”, shkruan Meta në rrjetet sociale.

Bardheblutë u shpallën matematikisht kampionë, mbrëmjen e djeshme.

Suksesi erdhi nga fitorja e Vllaznisë në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit, ku këta të fundit me këtë humbje shkojnë në -7 pikë larg nga kryeqytetasit, diferencë e paarritshme në dy javët e fundit./VIZION PLUS/

Vazhdo të lexosh

Reklamë