Një sasi e dyshimtë lënde plasëse është gjetur mbrëmjen e të dielës në në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.

 

Sasia e eksplozivit është gjetur në rrugë ndërsa dyshohet se ajo ishte vendosur në një automjet dhe ka rënë gjatë lëvizjes në zonë.

 

Lënda plasëse u konstatua fillimisht nga qytetarët të cilët dhe më pas njoftuan policinë.

 

Në orët e vona të mbrëmjes, në Vlorë mbërritën nga Tirana forcat xheniere të cilët rreth orës 23:30 bënë dhe shpërthimin e komanduar të eksplozivit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *