E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tritoli në fasoneri/ Arapi i kishte vënë gjobë 100 mijë euro italianit, 16-vjeçari problematik i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale

Të tjera detaje janë zbardhur pas arrestimit të dy personave, të cilët vendosën tritolin në fasonerinë e një italiani në zonën e Freskut në Tiranë.

 

Reklamë

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Edmond Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto Del Gaido dhe kërcënuar disa herë që nëse nuk do t’a paguante, do të ishte i rrezikuar.

 

Vetë italiani kishte refuzuar. Dyshohet se gjoba e majme të jetë vënë për shkak të ndonjë konflikti për shkak të punës.

 

Ndërsa 16-vjeçari, që u arrestua për këtë ngjarje ishte banor i Kamzës, por shpesh herë ishte parë të rrinte edhe në Fresk. Disa muaj më parë ai është arrestuar nga Komisariati nr. 5 në Kamëz si autor i vendosjes së një tjetër sasie tritol në një banesë në Allias dhe gjykata në atë kohë e liroi në masë më të butë për shkak të moshës. Njihet si person problematikë për zonën e Kamzës.

Më shumë video

Reklamë