Një automjet tip “Benz” ka shpërthyer ditën e hene  pasi i është vënë lëndë plasëse tritol. Ngjarja është regjistruar në qytetin e Rrëshenit.

Burime bëjnë me dije se automjeti është në pronësi të shtetasit Tonin Gjini po nga qyteti i Rreshenit. Mësohet se  automjeti ka shpërthyer gjatë kohës që ka qënë i parkuar.

Ende nuk dihet sasia e lëndës shpërthyese dhe shkaqet e vendosjes së tritolit në makinë. Sipas burimeve Tonin Gjini nuk është person me ndonjë post publik.

Sipas informacioneve Gjini ishte duke a transportuar fëmijët e tij të vegjël në shkollë, pa e ditur se automjeti kishte qënë një “minë me sahat” e cila mund të shpërthente nga çasti në çast.

Grupi hetimor po punon per te zbardhurt te plote shkaqet e ketij shperthimi, ndërkohë që mësohet se shpërthimi ka qënë aq I fortë sa ka pasur dëmtime dhe në ndërtesat përreth, duke thyer kështu xhamat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *