Subscribe

4 shpërthime eksplozivi brenda tre ditëve ne Tirane kanë alarmuar forcat e policisë, të cilat ende nuk kanë asnjë të shoqëruar për ngjarjet. Shpërthimi me eksploziv në lokalin që kishte marrë me qera nje agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror, po hetohet nga Krimet e Rënda. Sipas hetuesve, ngjarja e cila ndodhi orët e para të mëngjesit të datës 14 mars, dyshohet se ka lidhje me detyrën e Admir Shurdhit. Ai punon si përkthyes ne kampin e azilkërkuesve ne Babrru. Ne lokalin, i cili ishte marre me qera nga Shurdhi, u vendosen 400 grame tritol. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë një dite më pas ne Bathore shënjestër u be makina e një efektivi policie. Ngjarja ndodhi fare pranë banesës se Dilaver Shtrezit, 53 vjeç. Mjeti ishte parkuar kur ndodhi shpërthimi dhe nuk pati te lënduar ne njerëz. Vete punonjësi i policisë nuk e ka përjashtuar mundësinë që ngjarja të ketë lidhje me detyrën e tij. Më herët janë regjistruar edhe 2 raste të tjera të shpërthimeve me tritol, në një automjet pranë stadiumit “Qemal Stafa” dhe ne një garazh pranë policisë bashkiake.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *