Më shumë se 100 gram lëndë plasëse është vendosur në orët e vona mes të dielës dhe të hënës në banesën e familjes Xhepi në Fushë Krujë.

Tritoli është hedhur në orën 00:30, por për fat të mirë lënda eksplozive nuk ka shpëtrhyer.

E zonja e shtepise dëgjuar disa zhurma si dhe nje erë te keqe dhe nga frika ka lajmëruar policine e cila menjehere ka shkuar tek familja Xhepi, Efektivet I kanë marrë të gjithë pjestarët e familjes në rajon.

Pastaj në vendngjarje ka shkuar edhe grupi i eksperteve te policise se Krujes si dhe ekspertë të fushës.

Po ashtu u njoftuan edhe ekspertet e çaktivizimit të lendës plasëse.

Dyshohet se ngjarja ka lidhje me vajzen 17 vjecare nga Fushe Kruja e cila ishte droguar dhe shfrytezuar seksualisht nga disa persona tashme të arrestuar dy ditë më parë. Forcat e policisë zbuluan shfrytëzimin e vajzës në një kohë që grupi monitorej prej 8 muajsh për trafik të lëndeve narkotike.

 Policia dhe grupi hetimor po punojne per zbardhjen e kesaj ngjarje, ndersa jane marrë në pyetje familjaret e 17 vjecares per hetime te metejshme.

Si autor i mundshem i vendosjes se tritolit eshte identifikuar shtetasi me iniciale A.B, 23 vjec. Ky person ishte pjese e grupit qe u godit disa dite me pare me trafik te lendeve narkotike dhe shfrytezim prostitucioni. Kater persona u arrestuan ndersa dy te tjere u shpallen ne kerkim, e mes tyre eshte edhe 23 vjecari, i cili tani akuzohet edhe nje tjeter veper penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *