E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tritol picerisë në Fushë Krujë

Rikthehen shpërthimet e tritolit ne qytetin e Fushe Krujës. Nje sasi e konsiderueshme lende eksplozivi shpërtheu rreth orës 1 e dhjete minuta te ditës se shtune në një restorant fare pranë stacionit të policisë. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale të biznesit të familjes Ndregjoni. Sipas policisë, e cila mbërriti në vendngjarje, atentatorët përdorën rreth 200 gramë tritol, ndërkohë që nga shpërthimi u dëmtuan dhe biznese të tjera në zonë. Hetuesit morën në pyetje vëllezërit Ndregjoni, por sipas tyre ata nuk janë me precedentë penalë. Për këtë policia ka ngritur pistën e konkurrencës.

 

Më shumë video

Reklamë