E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tritol për herë të katërt banesës së Arben Pëllumbit

Një shpërthim me tritol tronditi fshatin Halil në Krujë. Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme të banesës në pronësi të Arben Pëllumbit. Nga shpërthimi u shënuan vetëm dëme materiale, ndërsa dëmtime të shumta pati dhe në banesat përreth ku u thyen xhamat.

 

Në momentin e shpërthimit të eksplozivit, anëtarët e familjes Pëllumbi nuk ishin në banesë.

 

Reklamë

Lidhur me ngjarjen, policia shoqëroi disa persona dhe po i merr në pyetje.

 

Kjo është hera e katërt që banesës së Arben Pëllumbit i vendoset lende eksplozive. Shkak dyshohet të jenë bërë disa konflikte të mëparshme.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë