Pas afro 3 vjetësh nga shpërthimi me tritol në një objekt në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka, në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, policia e Lezhës ka arrestuar një person, i dyshuar si porositës i ngjarjes.

 

I arrestuari është Zef Kola, banues në Tiranë, ndërsa më herët si autor i vendosjes së lëndës plasëse është dënuar Erald Pajtani me 4 vite burg dhe Angli Stafuka me 2 vite heqje lirie.

 

Ngjarja ndodhi në vitin 2020 dhe pas tre javësh në po të njëjtin objekt pati një shpërthim të dytë.

 

Asokohe, biznesmeni Liman Gjoka deklaroi në polici, se pronën ku po ndërtonte e ka blerë shumë vite më parë dhe nuk ka asnjë konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *