E premte, 6 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tritol autobusit të funeraleve

Nje sasi tritoli shpërtheu orët e para te mëngjesit te kësaj te enjteje në Tiranë. Lënda plasëse iu vendos nje autobusi te një agjencie funeralesh ne rrugën “Kongresi Manastirit” fare pranë pediatrisë së QSUT-së. Fatmirësisht nga shpërthimi, nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që u thyen dhe dritaret e një banese ku ishte i parkuar mjeti. Sipas policisë, mjeti përdorej për transportin e njerëzve në ceremonitë funerale dhe është në pronësi të Edmond Rexhepit. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, rezulton se një i ri me kapele sportive, ka vënë tritolin pranë gomës së automjetit, ndërsa lënda është aktivizuar me fitil përcjellës. Deri më tani, policia nuk ka mundur që të identifikojë asnjë person si të përfshirë në këtë ngjarje, ndërsa dyshohet se shkak i vendosjes së tritolit është konkurrenca.

Më shumë video

Reklamë