E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 20 minuta më parë
Politikë

Tritan Shehu: T’i japim fund këtij regjimi, më 25 prill ndodh përmbysja e madhe

Tritan Shehu mblodhi këtë të shtunë strukturat e PD në Gjirokastër, pas zyrtarizimit të emrit të tij si drejtues politik në këtë qark.

 

Shehu deklaroi se më 25 prill do të ndodhë përmbysja e madhe, raporton “Vizion Plus”.

 

Reklamë

 “Sot PD e Gjirokastrës ndez motorët elektoral drejt fitores së 25 prillit. Ne jemi mbledhur me drejtuesit e degës së PD në këtë qark për të mobilizuar jo vetëm strukturat e PD, por edhe të gjithë elektoratin e këtij qarku me një traditë të madhe historike, për ti dhënë fund këtij regjimi autokratik, i cili këtë qark e ka lënë në varfëri, represion, përmbysje, e ka mbytur me arrogancën, por edhe me pandeminë. Ne do të ecim drejt 25 prillit të sigurt, datë e cila do të shënojë përmbysjen e madhe për Shqipërinë, daljen nga kjo mizerje, ndërprerjen e braktisjes së imponuar nga njerëzit dhe për ti dhënë sërish vlerat e progresit”, deklaroi Tritan Shehu.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë