Ish ministri dhe deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar pas sulmeve terroriste në Sri Lanka ndaj besimtareve katolike dhe turisteve të huaj.

Shehu e quan vrasjen e të krishtereve në këtë vend, një krim monstruoz jo vetëm ndaj këtyre besimtareve por ndaj të gjitha vlerave të njerëzimit.

Ai shton se këto ngjarje me sfond terrorist tregon se beteja për paqe e demokraci në botë vazhdon pavarësisht se shpesh kamuflohet.

 

Te gjithe keqardhjen per viktimat e shumta sot ne Siri Lanka, perbuzjen e thelle ndaj terrorizmit e radikalizmit.
Nje krim monstruoz terrorist, mbi bazen e ekstremizmit, radikalizmit, fondamentalizmit, mire i organizuar e i gjere, kete dite te Pashkeve godet jo vetem kristianet, por njerezimin mbare, vlerat tona universale.
Mbi 150 te vrare ne Kisha e hotele te Siri Lankes nga struktura te tilla kriminale, qe perdorin emrin e Zotit e Fese, vecse per qellime nga me te errtat e antinjerezore.
Te tilla ngjarje konfirmojne te verteten, se beteja e madhe per paqe, demokraci, bashkejetese, plurikulture, liri e zhvillim nuk ka perfunduar e eshte akoma e hapur, pavaresisht se shpesh kamuflohet ne forma te ndryshme dhe e keqja tentohet te ofrohet e “sheqerosur”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *