E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tritan Shehu: Shqipëria sërish votë kundër SHBA në OKB

Deputeti i PD, Tritan Shehu denoncoi qeverinë se ka dhënë në OKB sërisht votë kundër SHBA. Në një postim në “Facebook”, Shehu u shpreh se ditën e martë përfaqësuesi i Shqipërisë në OKB ka votuar projektrezolutën e paraqitur nga Egjipti për të njohur Palestinën si drejtuese të Grupit 77.

 

Sipas Tritan Shehut ky ishte një veprim i gabuar për vendin tonë pasi dhe vetë SHBA e konsideroi projektrezolutën si një akt të dëmshëm për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

 

Reklamë

“Qeveria shqiptare i jep tjeter “goditje” mbas shpine ShBA ne Asamblene e OKB. Diten e marte Perfaqesuesi i yne votoi perseri kunder ShBA, duke miratuar Projekt Rezoluten e paraqitur nga Egjipti per te njohur ne OKB Palestinen si drejtuese te Grupit 77. Kjo behet megjithese ne nuk jemi pjese e atij grupi dhe as Palestina nuk eshte antare e plote e OKB. Ndaj kesaj Rezolute kishte vota kunder si ajo e ShBA dhe te tjera absenime, ku benin pjese vende te BE, si dhe vete Bosnja qe eshte antare e Grupit 77. Reagimi amerikan ishte i menjehershem, duke e konsideruar kete Rezolute si nje akt te demshem dhe qe do te veshtiresoje procesin e paqes ne Lindjen e Mesme. Ky veprim, krejt ne kundershtim me interesat tona kombetare, eshte ne vazhden e te tilla qendrimeve te Qeverise sone ne Dhjetor ne OKB, Konferencen Islamike e me tej ne Gjeneve”

 

Deputeti demokrat deklaroi se të tilla veprime bëjnë që të dobësohet mbështetja e SHBA për Shqipërinë.

 

“Te tilla veprime pa asnje dyshim vecse bejne te dobesohet mbeshtetja e madhe dhe thelbesore per kombin tone nga ShBA, te vihen ne rrezik ceshtjet tona madhore kombetare, inkluziv dhe te Kosoves. Ne kete menyre ne duke “mbeshtetur” te detyruar Palestinen, e njohur kjo per qendrimet e forta kunder Kosoves, jo vetem qe i kundervihemi pozicioneve amerikane, por realisht demtojem dhe proceset e paqes ne ate Rajon, procese, qe nuk mund te zhvillohen pa ShBA-te.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë