Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu kërkoi një sqarim më të detajuar nga kryeministri Edi Rama për vaksinimin e qytetarëve.

 

Ai reagoi pas lajmit që dha Rama se ka arritur marrëveshjen me Pfizer për doza vaksine.

 

Duke theksuar se kryeministri ka mbajtur dy qëndrime të ndryshme për vaksinën, Shehu tha se duhet të mbahet përgjegjësi pse Shqipëria ngeli mbrapa me vaksinimin.

 

“Nuk është e vërtetë që nuk mund të mbylleshin kontrata me Pfizer, dëshmi është Serbia etj., që kanë mbyllur e paguar që më nëntor e tashi po furnizohen. Atëherë Rama, i cili sot bën sikur e ka harruar, na fliste vetëm për COVAX!! Dëshmi tjetër që kontrata mund të mbyllen normalisht edhe tashi, jo vetëm me Pfizer, por dhe të tjerë prodhues si Oxford/AstraZeneca, është Kosova. Sot i detyruar nga presioni i ynë për të “lëvizur”, pra për të bërë detyrën e tij, ai komunikon me vetëm disa rreshta në Twitter, aspak serioze kjo! Unë duhet t’i kujtoj atij se janari fillon mbas dy ditësh, e gjithë Europa është përfshirë në procesin e vaksinimit përveç Shqipërisë për papërgjegjshmëri të tij e asaj qeverie, gjë për të cilën së pari duhet të japë shpjegime se çmimi po paguhet me jetë, shëndet e ekonomi të rrënuar. Më tej duhet të deklarojë qartësisht e konkretisht hapat e dimensionet e atij vaksinimi, që në vendin tonë duhet të fillojë në kufirin më të larget deri me 15 janar, dhe jo të fshihet pas prononcimeve të mjegullta në Twitter!”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *