Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu kërkoi nga qeveria që të mendojë menjëherë për vaksinimin e popullsisë.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Shehu tha se mazhoranca nuk duhet të presë Organizatën Botërore të Shëndetësisë, por të hidhet në sulm vetë.

“Së paku kjo qeveri e ky komitet të mendojnë për vaksinimin masiv e gratis të popullësisë. Sipas një direktive të Brukselit po punohet që vaksina e zakonshme ndaj gripit të hidhet në treg shumë më herët, gjë për të cilën ka shumë kërkesa. Menjëherë qeveria të mbyllë kontratat me prodhuesit për mbulimin e hershëm të krejt popullësisë. Shumë indikacione flasin për mundësinë e hedhjes në treg të vaksinave Covid brenda këtij viti. Vende të ndryshme kanë kontraktuar tashmë dhjetëra miliona doza. Tek ne asnjë “belbëzim” për këtë. N.q.s shpresat janë vendosur te OBSH, radha do të jetë e gjatë. Dikush duhet ta “zgjojë” qeverinë për të kontaktuar që tani direkt me prodhuesit për mbulimin e shpejtë e të plotë të popullësisë sonë.”

Shehu shtoi se laboratorët do të duhet të presin gjatë për të testuar popullsinë masivisht. Në mungesë të kësaj, ai deklaroi se vaksinimi i popullatës është e vetmja zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *