Tritan Shehu: Mjeket “specie ne zhdukje”

Ish ministri i Shendetësise Tritan Shehu shkruan në facebook se sistemi shendetesor në Shqipëri është në kolaps dhe në gjëndje vërtet shqetësuese.
Këtë gjë sipas deputetit të PD, e konfirmojnë edhe shifrat e studimit të fundit ku thuhet se raporti I numit të mjekeve për banore ka shkuar në 1 me 1000, nivele këto që sipas tij krahasohen vetëm me vende të pazhvilluara të Afrikës Qëndrore.
Sipas Tritan Shehut kjo nuk është e lidhur vetëm me pagesat e uleta që mjeket marrin por me një seri problemesh në këtë sektor që po I detyron edhe 78% te mjekeve ekzistuesues te pregatisin largimin nga vendi:
Tritan Shehu rëndit disa arsye perse gjendemi në këtë situatë.
1-Sistemi yne shendetesor renditet i fundit ne Europe per “kujdesin ndaj pacientit” me nje varferi ekstreme ne financim e pak elemente sociale, koncentrim te sherbimeve ne pak qendra, numer shtreterish (2,2 per 1000 banore), specialitetesh (reth 200), disa here me ulet se mezataret europiane etj.
2-Nuk artikulohet asnje strategji zhvilluese financuese kontributesh, apo menaxhuese si koncepti “spitali ndermarje”, autonomia institucionale etj.
3-Paresori eshte nje instrument i centralizuar per qellime politike e abuzive.
4-Farmaceutika ka nje liste medikamentesh qe rambursohen disa here me te vogel se ne vendet europiane ne numer e vlere.
5-Siguria medikamentoze eshte cenuar nga prejardhja ne shumice e tyre jashte prodhuesve te “origjines se sigurte”, jo me prioritet cilesine por interesat, nga largimi i kompanive serioze, nga mungesa e nje kontrolli cilesor etj, duke prekur se pari alternativat e para.
6-Mjeket nuk e gjejne vehten ne kete sistem, qe nuk u siguron mjaftueshem nivelin teknik, kualifikimet, nivelin shkencor, teknologjine, “arsenalin” farmakologjik, literaturen, te ardhurat ekonomike etj, si dhe as dinjitetin.
Sipas deputetit të PD ky kolaps, qe po “troket ne dere” duhet ndaluar, por kjo kerkon ndryshime thelbesore ne te gjithe sistemin dhe jo “makiazhe”, pohon Tritan Shehu!




