Deputeti demokrat Tritan Shehu, iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në protestën e sotme që do të mbahet para Kryeministrisë.

 

Shehu shkruan se sot duhet reflektuar dhe reaguar mbi një sistem që po gërryen Shqipërinë dhe është në agoni.

 

Ndaj sipas deputetit, sot duhet të bëhen të gjithë bashkë në orën 12:00 në Bulevard për të protestuar kundër këtij sistemi.

 

Sot ne Diten e te Semureve, nje sistem shendetesor ne agoni!

 

Nje sistem, qe nuk ka ne “epiqender e si motor zhvillimi pacientin”, qe nuk eshte ne funksion te tij:

 

1–Dita Nderkombetare e te Semureve e gjen Shqiperine me sistemin shendetesor me te varfer ne Kontinent, te “gerryer” nga PPP-te.

 

Me 2,1% e GDP nga buxheti, 0,8% nga kontributet direkte, ose konkretisht me reth 160 E per capitas ne vit, disa here kjo nen mezataren europiane.

 

Me nje sistem financimi te tij monopol, te centralizuar e bllokues te progresit.

 

2–Me nje nder sistemet shendetesore me antisociale ne bote, ku shpenzimet e tij prej 340 E per capitas, perballen ne mbi 50% nga pagesat direkte te qytetareve.

 

3–Kur dhe rimbursimi i medikamenteve te konsumuara eshte nen 50% te vleres, perkundrejt 85-90% te duhur. Importohen reth 220 ME medikamente e vlera e rimbursimit eshte 100 M E.

 

Ndersa siguria medikamentoze, katastrofe!

 

4–Me nje shendetesi publike, qe nuk u siguron qytetareve shume nga procedurat urgjente jetesore, duke ju thene keshtu “O paguaj o vdis”!

 

5–Me numrin e shtreterve reth 2,2 per 1000 banore, shume nen mezataren europiane.

 

6–Me nje kujdes paresor publik te centralizuar, te pa pajisur e jo te shpalosur.

 

7–Me numrin e mjekeve nen 1 per 1000 banore, disa here nen Europen e Rajonin.

 

8–Me rrogat per mjeket e personelin me te ultin ne Rajon, se me Europen jemi shume larg.

 

Me nje personnel shendetesor te diskriminuar e te pa mbrojtur.

 

Mjafton te kujtojme se gjate pandemise humben jeten 50 kolege, duke na renditur keshtu ne vendin e trete ne bote per kete.

 

9–Me nje sistem veshtiresisht te arritshem nga pacienti, larg tij, si pasoje e keq menaxhit dhe centralizimit te tej skajshem.

 

10–Sic pritej keto deformime dolen qartesisht ne pah gjate pandemise.

 

E cila u kushtoi shqiptareve reth 22 mije jete te humbura, duke na vendosur nder vendet e para ne bote.

 

Si dhe 190 Milion E te paguara nga “xhepi”, perballe nje rimbursimi prej vetem 300 mije E.

 

E gjithe kjo “katrahu” ra dhe bije mbi kurriz te qytetareve e te te semureve.

 

Prandaj duhet reflektuar e reaguar po sot, Diten e te Semureve, edhe ne Bulevard ne oren 12.00!”, shkruan Tritan Shehu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *