Drejtuesi Politik i PD në Gjirokastër, Tritan Shehu ka bindjen se opozita mund të marrë dy mandate në këtë qark.

 

Gjatë një interviste për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, me gazetarin Thimi Samarxhiu, demokrati tha se ka ende shumë kuti që duhen hapur.

 

Ekzistojnë dy mundësi, sipas tij: Ose PD i merr e vetme dy mandatet, ose do t’i duhet ndihma e LSI.

 

“Procesi i numërimit po vazhdon, në Gjirokastër nuk mund të jepet akoma një gjykim i plotë sepse janë numëruar vetëm disa kuti. Është një proces që do të japë mundësi edhe për ndryshime të përqindjes momentale. Ne në Gjirokastër aspirojmë për dy mandate dhe siç duket, jemi afër kësaj arritjeje. Është e vështirë të them sesa afër, por duke llogaritur edhe hapjen e kutive të tjera, mendoj se është i arritshëm ky numër. Ne si opozitë duhet të marrim dy mandate, të dy opsionet qëndrojnë, ose të marrim ne si PD dy mandate, ose edhe që të dalim një me një me LSI. Solid qëndron opsioni që PD të marrë dy mandate. Është më shumë se gjysma e kutie për t’u hapur në Qarkun e Gjirokastrës dhe janë zona me një numër të madh votuesish.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *