Shqipëria ka paguar 3.99 milionë dollarë si formë parapagimi për vaksinën anti-Covid19, tek aleanca COVAX për të vaksinuar 570 mijë persona ose rreth 20% të popullsisë.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu u shpreh se COVAX mund ta nisë shpërndarjen e vaksinave në Qershor. Sipas tij, kjo strukturë, shpërndan vaksina jashtë standarteve evropiane.

“COVAX-I është një instrument i ndikuar qartësisht në objektivat e tij për vendet e pazhvilluara. COVAX-I ka marrë një financim shumë të vogël nga Bashkimi Evropian, 400 mln euro, që janë t ëbarabarta për vaksinimin e 20 mln njerëzve, vetëm se jane 2 doza.

SHBA-të nuk e financuan COVAX-in, se e cilëzuan një organizëm të pabesueshëm.Ne jemi lidhur me qerren e vendeve të pazhvilluara. Ne duhet të hynim në kontakt së pari me firmat prodhuese, të bënim parapagesën, me kontrata të rregullta”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *