E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Tritan Kalo ka një mesazh për të gjithë shqiptarët për Kurban Bajram

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, iu drejtohet me një mesazh të gjithë shqiptarëve me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Kalo, nëpërmjet një postimi në Facebook, kujton që nuk duhet të harrojmë që të urojmë njëri tjetrin në këtë ditë feste.

“Ne kurdoherë e në çdo rrethanë Bajram e Pashkë, i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht”, shkruan Kalo.

Postimi i plotë:

“KOHË KOVIDIANE…..Miq, të afërm, kolegë, dashamirës e bashkëkombas kudo që frymoni në këto kohë të kësaj “flame mbarëbotërore”….Pavarësisht kushteve jo të zakonëshme që na imponon infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, KURRË të mos harojmë të urojmë njëri tjetrin për këtë festë të lumnueme, sepse NE kurdoherë e në çdo rrethanë BAJRAM e PASHKË i kemi festuar e do t’i festojmë bashkërisht….Jemi të gjithë bijë e bija të Trojeve Arbërore….Together forever!!!”, – shkruan Kalo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë