E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Trishtuese/ Nëna me foshnjën në krah dhe të moshuar nxitojnë tu shpëtojnë flakëve që përpinë pallatin në Tiranë

Flakët që përpinë pallatin brenda pak minutash përballë spitalit “Nënë Tereza” kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve.

Në videot e siguruara nga Vizion Plus shihet nëna me foshnje duke dalë nga pallati, si dhe të moshuar, që për shkak të moshës kanë probleme me lëvizjen.

Reklamë

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.

Deri në këto momente, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

Më shumë video

Reklamë