E diel, 27 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 04:15 Në vijim ora 04:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Trishtim për tërmetin në Turqi e Greqi”/ Rama: Solidaritet vëllazëror me familjet e viktimave

Kryeministri Edi Rama ka shprehur trishtim e keqardhje për viktimat e shkaktuar nga tërmeti që goditi këtë të premte Turqinë dhe Greqinë.

Në një mesazh të postuar në “Twitter”, kreu i qeverië ka përcjellë lutje për viktimat dhe solidaritet me familjet e tyre. Mes të tjerash, ai e ka konsideruar bisedën mes Erdogan dhe Mitsotakis një dritë mirësie dhe shprese për të nesërmen e Europës.

“Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre????????❤️????????Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Europës”, shkruan Rama.

Vazhdo të lexosh