Pas një viti plot surpriza, spektakel dhe magji, Uefa Champions League starton sezonin e ri ne platformën Tring dhe Vizion Plus te martën, me 5 takimet e para te vlefshme per raundin e Play-Off-it. E gjithe vëmendja eshte e përqendruar te Mancester City. Anglezet kete vit kane ne krye nje nga trajnerët me te mire ne bote Pep Guardiolen, ndërsa organika e tyre eshte përforcuar me emra si qendërmbrojtësi Stones, talenti gjerman Sane, golashënuesi spanjoll Nolito, Ilkay, Gundogan dhe Marros Moreno. Te ashtuquajturit “citizens” takimin e pare e kane ne Bukuresht ndaj Steaua, e cila eliminoi Sparten e Prages. Disa skuadra kane arritur rezultate surprize përpara se te vine ne takimin e play-off-it duke eliminuar emra qe çdo vit kane qene pjese e Champions League. Zviceranet e Jong Bojs eliminuan ukrainasit e Shaktar Donjeck, ndërsa tashme kane përballe Borusia Monchengladbah, pengesën e fundit përpara se te kalojnë ne fazën e grupeve. Nje tjetër skuadër qe befasoi ishte nen kampioni i Rusisë Rostov qe nxori jashtë loje belget e Anderleht. Ruset ne takimin e pare te play-off-it udhëtojnë ne Amsterdam Arena ku do te përballen me Ajaks. Kundërshtari i partizanit ne turin e trete Salcburg sfidon dinamon e Zagrebit ndërsa Apoel, danezet e Kopenhagen. Nje ndeshje jo e lehte per këta te fundit, duke pare se qipriotit larguan nga skena evropiane norvegjezet e Rosenborg. Këto takime do te transmetohen live dhe ekskluzivisht ne platformën Tring ndërsa pas përfundimit te tyre te apasionuarit e futbollit do te kenë mundësi te ndjekin te gjitha golat e mbrëmjes ne emisionin kushtuar turneut prestigjioz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *