Subscribe

Bashkia e Tiranës ka nisur ndërtimin e këndit të 14 të lojërave në Njësinë 5, investim i cili mundësohet nga kompania “Tring” dhe përfshin module të ndryshme lojërash, ndriçim e gjelbërim të zonës. Ky shesh do të shërbejë jo vetëm për argëtimin e fëmijëve, por edhe si një hapësirë çlodhëse për të gjitha grupmoshat.

 

“Ky do të jetë një ambient çlodhës shumë më cilësor se sa hapësira që kemi sot. Kjo është edhe një nga zonat ku investimi ka më shumë duk sepse njerëzit janë më të kujdesshëm, paguajnë taksat, paguajnë faturat dhe detyrimet e tjera”, Shumë shpejt do të përurojmë edhe Parkun Olimpik. Ky është këndi i 14-të i lojërave, pas atij të Liqenit. Ende nuk është mbushur viti nga 1 Qershori, kur patëm një debat dhe një sërë protestash pa kuptim, ndaj mendoj se është më mirë që të flasë puna se sa fjalët, debatet apo histeria kolektive.”

 

Drejtoria e marketingut ne “Tring”, Elisa Mulgeci, u shpreh se kete vit kjo kompani do te kete ne vëmendje kategori te ndryshme sociale, siç është edhe financimi i ketij parku. Kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe tek bllokimi i rrugëve per nje ore nga Partia Demokratike, duke deklaruar se protesta te tilla paralizojnë jeten e qytetareve dhe kane kosto shume te mëdha financiare.

 

“Edhe në një ditë si kjo e sotmja, kur patëm bllokim rrugësh, njerëzit duhet të kuptojnë se një orë e bllokuar në Tiranë, janë disa milionë euro shpenzime të qytetit, në shërbime të munguara në transport, në punë të pambaruara. Uroj që ata që e kishin në dorë për ta bërë Tiranën me të gjithë këto investime për 4 vjet, të kuptojnë se duke e bllokuar, thjesht u kujtojnë njerëzve se si e bllokuan 4 vjet me gjumin në Bashki, ndërkohë që shumë prej këtyre punëve mund të ishin bërë përpara 4 viteve”.

 

Veliaj siguroi se Bashkia e Tiranës do te vazhdoje te punoje per t’u dhënë qytetareve vepra, vlera e te cilave do te matet ne 18 qershor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *