Të dielën në mbrëmje ekrani i Tring rezervon një nga duelet më të bukura të Serisë A, sic është Inter-Napoli.

 

Kampionët në fuqi luajnë kundër pretendentëve dhe sulmi më i mirë do të ketë përballë mbrojtjen më solide në një ndeshje që mund të vendosë shumë edhe për fatet e titullit.

 

Napoli mbetet skuadra perfeket pasi nuk ka regjistruar akoma humbjen e parë në Itali dhe së bashku me Milanin kryesojne klasifikimin.

 

Por në futboll nuk flasin statistika sa flet loja e bukur që dy skuadrat dhurojnë .

 

Kjo ndeshje do të jetë e vecantë edhe për teknikun Luciano Spalleti i cili e njeh mirë ambjentin zikaltër dhe  për herë të parë vjen në San Siro si kundërshtar.

 

Lajmi i mirë për trajnerin është se do të ketë të gjithë lojtarët në dispozicion ndërsa Simone Inzaghi vuan mungesën e  De Vrij.

 

Megjithatë ashtu sic deklaroi në konferencën për shtyp Inzaghi akoma ka dilema për takimin :

 

SIMONE INZAGHI – TRAJNERI I INTERIT

“Jemi gati qe te luajme nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit.Kam akoma dilema sa i perket formacionit. Por kam besim tek djemtë e mi që do bëjnë një lojë të bukur dhe në fund të marrin atë cfarë kërkojnë.Nuk mendoj se është një ndeshje vendimtare për sezonin pasi është akoma i gjatë dhe futbolli prandaj është i bukur , nuk di cfarë  do të ndodh “

 

Nga ana tjetër edhe Luciano Spalleti në pragë të ndeshjes tregoi se skuadra është gati ndërsa bëri një koment dhe për tifozët zikaltër .

 

LUCIANO SPALLETI – TRAJNERI I NAPOLIT

 

” Djemtë me zor e presin këtë ndeshje. Janë stërvitur mirë dhe gati për Interin. Shpresoj që të mos më fishkëllejnë, nuk ka ndonjë arsye pse ta bëjnë. Në fund të fundit diçka të mirë kam bërë edhe unë aty. I bëj komplimentet e mia skuadre, por ndonjë tullë në atë grup e vendosa edhe unë, nuk besoj se e kanë harruar.”

 

Dueli Inter Napoli luhet këtë të dielë në orën 18:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në platformën Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *