Një derbi nuk luhet, ai fitohet! Milan-Inter mbetet ndeshja e shumëpritur për tifozët në Europë dhe jo vetëm.

Dy skuadra me histori, dy rivalë të përjetshëm matin forcat këtë të diel në një ndeshje që mund të vendosi shumë për vazhdimësinë. Kuqezinjtë kanë të gjithë fokusin e tyre në kampionat, kjo pasi janë thuajse të eleminuar nga liga e kampionëve dhe për këtë arsye objektivi i tyre mbetet një dhe i vetëm, ”titulli në Itali”.

Në Serie A, ata kanë treguar një fytyrë tjetër, pasi skuadra e Piolit nuk është mundur asnjëherë dhe në 11 ndeshje ka grumbulluar 31 pikë, duke qëndruar në krye të renditjes së bashku me Napolin .

Por nëse do t’i kthehemi derbit të fundit, zikaltërit fituan lehte 3-0 me dyshen e famshme Martinez –Lukaku, që i solli dhe titullin kampion.

Mirëpo sot që flasim, Interi nuk është ai i sezonit të kaluar dhe pozicionohet i treti me 24 pikë, 7 larg Milanit. Një diferencë e tillë në fakt nuk ndodhte që në vitin 2016, kur “djallin” e drejtonte Montela.

Sa i përket organikës së dy skuadrave, mungesë e madhe për Milanin është ajo e Theo Hernandez pas kartonit të kuq në ndeshjen e fundit, ndërsa Rebic eshte rikuperuar dhe do të jetë prezent për teknikun italian bashke me Ballo-Toure dhe Florenzi. Në anën, trajneri Simone Inzaghi i ka te gjithe te gatshem dhe do të përpiqet ta fitojë ndeshjen me 11 më të mirët e tij.

Spektakël do të ketë dhe në tribuna, pasi afro 57 mijë tifozë parashikohet që ta ndjekin ndeshjen në tempullin e futbollit italian, që do të oshtijë me korret dhe koreografitë e përgatitura për skuadrën e tyre të zemrës.

Dueli Milan-Inter do të luhet të dielën në orën 20:45 dhe mund të ndiqet ekskluzivisht në platformën Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *