Subscribe

D Drama, është kanali më i ri në Tring, një bashkëprodhim mes dy platformave Tring dhe kanal D: nga kjo e hwnw starton transmetimet duke filluar nw orwn 16:00, me 5 seriale turke, të gjithë tituj premierë, të pa transmetuar më parë në Shqiperi, të përkthyer dhe titruar në shqip.

 

Ky kanal eshte konceptuar në formën e një katalogu me pesë premiera çdo ditë dhe me ritransmetime të njëpashnjëshme: Kanal D Drama do të shoqërojë pasditet e adhuruesve të serialeve.

 

Pesë serialet e suksesshme: “Dashuri dhe mëkat”, “Dashuri e plagosur”, “Koha kalon”, “Krenari dhe respekt” dhe ”Dashuria e jetës time” do te mund t’i shihni ne kanal D- Drama çdo pasdite, ne fashen orare 16:00 deri në orën 20:00,  ne te gjitha sistemet dhe paltformat e Tring Tokesor, Satelitor, Kablloredhe IPTV.

 

Keta 5 tituj me te cilet starton transmetimet kanali, i përkasin gjinive dhe tematikave të ndryshme duke përmbushur të gjitha kërkesat e shikuesve të panumërt të serialeve, sepse tashmë dihet se, për sa u përket serialeve televizive, platforma Tring, vështirë se njeh konkurrentë.

 

Por, surprizat e Tring nuk mbarojnë me kaq, ky kanal do të jetë 7 ditë FREE për të gjithë shqiptarët.

 

E gjithe kjo risi ne Tring synon te sjelle sa mw shume buzeqeshje ne familjet tuaja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *