E hënë, 12 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Tring promovon Shqipërinë! Platforma më e madhe sjell bukuritë turistike në smartfonin tuaj

Në një kohë kur turistët nga Rajoni dhe Bashkimi Evropian kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet e tyre, të favorizuar nga çmimet dhe lehtësimi i masave, fushatat promovuese kanë bërë të vetën në afrimin e pushuesve të rinj.

I tillë ishte edhe konkursi “Tring Albania”, organizuar nga platforma më e madhe në vend, Tring.

Reklamë

Qindra video në formatin “reels” u prezantuan në adresën zyrtare dhe vetëm 22 prej tyre garuan për 3 çmimet e mëdha 1500 Euro, 500 Euro dhe 1 vit shërbim Tring!

Konceptuar si kartolina unike të Shqipërisë, videot paraqesin natyrën dhe bukuritë e zemrës së vërtetë të Evropës, parë nga sytë e vetë shqiptarëve.

Reklamë

Tashmë virale, videot kanë siguruar mbi gjysmë milion shikime në Instagram, duke u shndërruar në një trend të vërtetë në botën online.

Nëse jeni në dilemë se ku duhet të pushoni këtë verë, Tring e ka zgjidhjen.

“Tring for Albania”, eshte busulla juaj drejt bukurive të Shqipërisë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë