Subscribe

Kompania Tring ka hapur dyert për të gjithë fëmijët në ditën dedikuar tyre. përmes një feste që ka nisur në orët e para të mëngjesit fëmijët e të gjitha moshave kanë pasur mundësinë të takojnë personazhet e tyre të dashur vizatimor, dhe të argëtohen me lojëra dhe muzikë të zgjedhur.

 

Për 4 orë fëmijët kanë pikturuar, luajtur dhe kanë dëgjuar përrallat e tyre të preferuara në këndet e dedikuara. Ndërsa një pjesë kanë shijuar filmat direkt nga Tring Tring vënë në dispozicion përmes një kinemaje të hapur

 

Pjesë e festës, për më të rriturit ishte pista e makinave që shtuan adrenalinën e kësaj dite.

 

Drejtoresha komerciale e kompanisë Tring na njeh më shumë me detajet e kësaj feste që për Tring do të kthehet në traditë të përvitshme.

 

Muzikë, argëtim, dhe lojëra të shumta mbushën sot ambientet e Tring në një festë gjigante dedikuar vetëm fëmijëve. Deri vitin tjetër Tring uron të gjithë fëmijët gëzuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *