Edhe pse me nje skuadër me pothuajse shumicën e lojtareve nga ekipi i dyte, Reali i Madridit arriti te dilte me fitore nga sfida e pare e vlefshme për raundin e 1/16-ve te Kupës se Mbretit. 2-0 ne derbin madrilne ndaj Fuenlabrada per skuadrën e Zinedin Zidan ne përballjen e transmetuar drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring, pavarësisht kontestimit te dy penalltive nga tifozët vendas.

 

Pas nje pjese te pare me rrjeta te paprekura ku hasi ne rezistencën e skuadrës se kategorisë se trete, madrilenet rriten presioni dhe ne minutën e 63 arbitri kryesor akordoi nje penallti pas nje ndërhyrjes se Franc Garcia ndaj Hakim qe u kthye ne gol nga Marko Asensio. Vendasit u munduan te kundërpërgjigjen, por ne minutën e 80 goditen jo vetëm nga kartoni i kuq i Candela, por edhe nje tjetër penallti e cila u kthye ne gol ketë here nga Lukas Vaskes.

 

Fitore mbreseslenese e Las Palmas qe ne Riazor mundi vendasit e Deportivo La Korunja 4-1 duke mbyllur çështjen kualifikim. Ishulloret gjeten rrjetën qe ne minuten e 8 me Momo, i cili 8 minuta me vone dyfishoi rezultatin.

 

Vendasit pësuan nje tjetër goditje kur ne minutën e 24 ngelen me nje lojtar me pak pas daljes me te kuqe te Huanfran. Edhe pse u duk se reaguan disi kur ngushtuan diferencën me Perez me fillimin e pjesës se dyte, inferioriteti Numeric beri qe ta nxirrnin topin edhe dy here te tjera nga rrjeta. Ketë here per Las Palmas protagonist ishte Kaleri autor i nje dopiete ne 9 minutat e fundit. Ne takimet e tjera Leida Esportiu – Real Sociedad 0-1, Girona – Levante 0-2 dhe Tenerife – Espanjol 0-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *