Keni nisur një javë që duket se do të jetë e lodhshme dhe e zhurmshme, por, në fakt, dëshironi argëtimin dhe relaksin, të paktën në kohën e lirë? Zgjedhjen jua jep Tring. Seriale, filma, programe për fëmijë, dokumentarë, lifestyle, sitcom dhe sport, shumë sport, të gjitha kur dhe si të dëshironi ju, pa asnjë kufizim kohor, kurdo që i përshtatet ritmit tuaj.

 

  • Adhuruesit e serialeve turke, takimin e përnatshëm me serialin më në zë të momentit “Tri Motrat”, e gjejnë në 3Plus, në orën 21:00. Ndërkohë që të mërkurën në orën 21:00, në Tring Series, premierë sezoni  i dytë i sagës “Luftëtari”, në një action-crime shpërthyes.

 

 

  • Vogëlushet në kohën e tyre të lirë, mes programesh dhe serialesh të panumërta që transmetohen 24 orë për ta, do të gjejnë edhe dy premiera, “Shokët e vegjël”, çdo ditë në orën 19:15 në Tring Tring dhe “Kibaoh Klashersh” në orën 19:00 në Kids.

 

 

  • Me ciklet “Planeti i Blertë” dhe “Një vit në natyrën e egër”, të mërkurën dhe të premten ora 22:00 në Tring Planet, mund të përjetoni natyrën, mjedisin, njerëzit dhe ndërveprimin mes tyre, si një prej formave më të bukura të artit të jetës.

 

 

  • Me Living dhe “Sfida e Luleve”, një reality në formën e garës për strukrurën më të bukur të krijuar vetëm me lule dhe gjethe, mbrëmja e së premtes do të marrë edhe më shumë hijeshi.

 

 

  • Ndërkohë që Smile sjell çdo mbrëmje në orën 20:00 të qeshura pafund, por edhe mister, me premierën “Fqinjë të dyshimtë”, me protagonistë Stiv Martin dhe Selena Gomez.

 

 

  • Në kanalet dedikuar kinemasë, premierat e fundit botërore, blockbuster-s, produksionet më të kushtueshme të të gjitha kohërave, por edhe koleksione tematike të larmishme.

 

 

  • Dhe ëmbëlsira për në fund, një fundjavë e mbushur me adrenalinë dhe ethe, me një mori eventesh sportive, si supersfidat e Serie A “Roma-Milan” të shtunën në orën 18:00, apo “Inter-Lazio” dhe “Bologna-Juventus”, të dielën në orën 12:30 dhe 20:45, në Tring Sport 1.

 

 

  • Ndërkohë që në Tring Sport 2, në orën 18:00, në kampionatin turk përplasen “Besiktas – Galatasaray”. Kurse në Tring Sport 3, fundjava i kushtohet garave të Moto GP, që do të finalizohen me Çmimin e Madh të Spanjës, të dielën, në orën 15:00.

 

 

Dëshironi më tepër?

  • Po, e kemi. Video on Demand, katalogu i pasur me mijëra evente, të gjitha sipas kohës dhe mundësive tuaja për t’i parë.

 

Javë të mbarë! Me Tring, ama!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *