Subscribe

Krijimi i një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që morri mbështetje në Samitin e Triestes, për kryeministrin Edi Rama do të thotë rritje të kapaciteteve për një treg shumë më të madh, përmes shkëmbimeve brenda rajonit, duke hequr barrierat tarifuese. Nga fondet e BE-së, Shqipëria përfitoi fonde për studimet në 5 projekte të rëndësishme, zbatimi i të cilave, kërkon kohën e nevojshme. Ndërkohe që i konsideroi broçkulla kritikat ndaj tregut të përbashkët rajonal.

 

 “Këtu nuk ka lidhje me broçkullat dhe nostalgjitë e titizmit. Është avancuar me financimin e projektin e fizibilitetit për korridorin blu, ku Shqipëria ka një pjesë të konsiderueshme që do lidhë jugun e Kroacisë, Malin e Zi dhe Shqipërinë me atë që quhet unaza turistike mesdhetare. Drejt fundit linja e intekonjeksionit me Maqedoninë. Shpejt do çelet gara për segmentin e parë hekurudhor, TR-DR dhe Rinas dhe të tjera që janë në  fazën përfundimtare. Pastaj në fazën tjetër që lidhet me atë ët financimit. Këto janë kohët europiane dhe pastaj sipas standardeve për financimin. Është një kohë që varion nga 3-5 apo 7 viteve, sipas madhësisë së projektit”

 

Por përveçse zhvillimit rajonal, Rama tha se Shqipëria ka hedhur hapat e nevojshëm për t’iu afruar më shumë BE-së. Zbatimi i reformës në drejtësi dhe zgjedhjet me standarde, sipas tij janë detyra të plotësuara tashmë. Vendimi i final i mbetet unionit u shpreh Rama.

 

Një përgjigje Rama i dha edhe vonesës së largimit të ministrave teknikë të propozuar nga opozita.

 

Kreu i qeverisë vuri theksin tek reformimi tërësor i administratës, për të larguar të korruptuarit.

 

E për ta mbyllur me Samitin e Triestes, Rama iu përgjigj me një batutë kritikëve, për kombinimin që i kishte bërë kostumit me atletet e bardha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *