E diel, 8 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tri ditë i zhdukur/ Viktima në Shkodër, pjesë e botës së krimit

Endri Mustafa, 32 vjeç, që u gjet i vrarë në Shkodër, kishte tri ditë i humbur. Familjarët e tij kishin bërë një denoncim në polici, por i riu u gjet i pajetë.

 

Ai i përkiste botës së krimit. Në vitin 2016, Endri Mustafa u arrestua bashkë me pesë persona të tjerë, i akuzuar për “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

 

Bashkë me të, u prangosën edhe shtetasit Astrit Bilali dhe Ibrahim Bilali, të cilët po ashtu ishin autorë të grabitjes. Ata u vranë në 2019 në Shkodër.

Më shumë video

Reklamë