Subscribe

 

David Trezeguet ishte për herë të parë në Shqipëri mbrëmjen e së enjtes, në një event të organizuar nga “Agna Grup” dhe “Heiniken”, sponsor zyrtar i Uefa Champions League, në kuadër të fushatës “Champion the Match”. Kampioni i botës dhe Europës me Francën dhe bomber i famshëm i Monaco dhe sidomos Juventusit, pati një takim ekskluziv me miq të përzgjedhur të futbollit dhe gazetarë duke i përgjigjur interesimit të pranishmeve mbi karrierën e madhe të tij dhe aktualitetin e Uefa Champions League, madje edhe kombëtaren shqiptare.

 

Në intervistën ekskluzive dhënë për Vizion Plus dhe “Tring” që kane të drejtën e transmetimit të Uefa Champions League ne Shqiperi, Trezegue pranoi se Reali i Madridit është favorit për të fituar këtë trofe te madh, ndërsa krahasoi Juventusin në të cilin ai luante ne vitet 2000 dhe ekipin e sotëm.

 

“Unë them qe Reali po tregon se aktualisht është një hap mbi ekipet tjera gjysmefinaliste, falë formës që ka treguar në Champions, por edhe ne kampionat, pa harruar që në fund të fundit ata janë kampionet në fuqi. Por nga ana tjetër, Juventus qoftë në kohen kur luaja unë qoftë në ditët e sotme e ka mundur Realin, kështu që deri në fund, çdo gjë është e mundur. Ky Juventus në fakt është shumë i fortë, por edhe skuadra kur luaja unë në 2004-2005 me emra si Ibrahimoviç, Turam, Kanavaro, Viera kishte të njëjtat objektiva si kjo skuadër sot. Pra të fitonte gjithçka. Ekipi aktual po bën gjithçka mirë. Nuk duhet të harrojmë që para dy vitesh luajtën në finale me Barcelonën. Në gjysmëfinale nuk do të jetë e lehte, por mendoj se bardhezinjte i kanë të gjitha kartat e duhura për t’i shkuar deri ne fund, çka e treguan edhe kundër Barcelonës ku i interpretuan të dyja ndeshjet mjaft mirë.”

 

39-vjeçari me origjine nga Argjentina, i cili shkëlqeu ne hapat e parë me Monaco, para se të bënte historinë tek Juventusi, vlerëson në maksimum skuadrën e principatës dhe sidomos yllin e saj Mbape, ndërsa u shpreh se dështimi i Barcelonës konfirmoi se cikli i disa lojtarëve, mund të konsiderohet i mbyllur dhe skuadra duhet patjetër te përforcohet. Sipas tij, Messi është padiskutim mbi Kristiano Ronaldon. Golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Juventusit, tha se pengu me i madh në karriere ishte 11-metershi i humbur ne finalen e Championsit në 2003 ndaj Milanit, ndërsa në fund i thuri elozhe tifozerisë shqiptare ne evropianin e vitit të kaluar.

 

“Shqipëria beri nje rrugëtim interesant ne europian. Pashe nje ekip kompakt, mjaft te përkushtuar ne fushe me nje trajner italian si De Biasi, qe e njeh mire. Rruga juaj drejt botërorit duket e komplikuar, por me motivim ne te ardhmen Shqipëria i ka shanset te rritet per objektiva te tjera. Kundër Francës ne evropian pashe nje popull shume te dashuruar pas futbollit dhe ky është tregues qe mund t’iu ndihmoje”.

 

Ne fund te vizitës se tij ne Tirane, Trezeguet mori pjese edhe ne një feste te organizuar nga “Agna Grup” ku u hodh edhe një shorte, nga i cili dolën 15 fitues qe morën bileta, per te ndjekur nga afër ne stadium një ndeshje gjysmëfinale të Uefa Champions League, të mundësuar nga “Heineken”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *