Subscribe

Pak ore pasi parlamenti i Kosovës miratoi ligjin per kompleksin e minierave te Trepçës, Serbia e cilësoi te pavlefshëm ligjin dhe kërcënoi ta çoje këtë çështje ne OKB. Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, tha se po konfiskohet nje pasuri e Serbisë.

“Diten e hene qeveria serbe do të kërkojë një takim urgjent në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara lidhur me konfiskimin e pasurisë së Serbisë dhe shkeljen e rezolutës 12 44, me të cilën sigurohet paqja dhe stabiliteti në rajon. Per atë që nuk duan te flasin në Bruksel, ata do të duhet të diskutojne në OKB. Trepça është themeli i ekzistencës sonë në Kosovë”.

Me nje gjuhe te ashpër, Gjuriç tha se vendimi per Trepçën është përpjekje për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve. Ndërsa përpara votimit, kryeministri serb Vuçiç kishte paralajmëruar se miratimi do te cenonte rende dialogun me Prishtinën ne Bruksel. Por per kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ligji i miratuar do t’i jape drejtimin e duhur zhvillimit te Trepçës.

Pas diskutimeve te gjata ne kuvend ligji u miratua me 79 vota pro, asnje kundër dhe 14 abstenime. Ai parashikon qe qeveria e Kosovës te kete 80 perqind te aksioneve te kompleksit, ndërsa minatorët 20 perqind te tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *