Xhinset janë pjesë e pandarë e garderobës sonë. Këtë fillim viti duket se ato janë një ndër trended më të kërkuara nga të gjithë.
Nga fronti i modës këtë vit interes të veçantë do t’ju tërheqin ndryshimet në modë, kur është fjala për xhinset e ngushta.
Meqenëse në skenën e modës, gjatë sezonit të kaluar janë prezantuar disa modele të xhinseve, të cilat i kanë ngazëllyer bartëset e trendeve, ekspertët e modës konsiderojnë që xhinset më të preferuara sivjet do të jenë ato me prerje të rrafshët.
Më të përshtatshme janë kombinimet e veshjeve të rehatshme të stilit të rrugës, prandaj për shumicën e femrave do të jetë zgjedhja e parë për veshje të përditshme, me rastin e daljes nga shtëpia.
Modelet e zeza dhe të bardha të këtyre xhinseve janë dhe ndër më të preferuar pasi janë më të lehta për tu kombinuar.






