E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Trejsi Sejdini “godet kuqezi” në Tajlandë

Nga sot kanë kaluar 13 ditë që Trejsi Sejdini është vendosur në Tajlandë, aty ku do na përfaqësojë në kompeticionin e bukurisë “Miss Universe”.

 

Ka qenë spektakolare hyrja e bukuroshes Trejsi Sejdini mbrëmjen e djeshme në paradën me kostume tradicionale të mis-eve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

 

Reklamë

Trejsi është shfaqur në skenë e veshur me një fustan të gjatë të kuq me motive të zeza, duke fituar menjëherë simpatinë e publikut dhe videon e sfilatës e ka publikuar në profilin e saj në Instagram, duke e shoqëruar me ritme tradicionale shqiptare.

 

 

 

“Godas kuq e zi, përshëndes kuq e zi.”- ka shkruar Trejsi në postimin ku shkëlqen e veshur me ngjyrat e flamurit.

 

https://www.instagram.com/p/BrPbsHXB8xO/

 

Në këtë mënyrë ajo ka fituar zemrat e të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale të cilët e kanë komplimentuar për paraqitjen e saj dhe janë ndjerë krenarë.

 

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë fat Trejsit dhe ta përfaqësojë sa më denjësisht Shqipërinë dhe pse jo ta sjellë kurorën e më të bukurës në vendin tonë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë