Ndonëse prej vitesh në kushte të mjerueshme, vetëm ditët e fundit tregu I Rrogozhinës ka qënë objekt I kontrollit nga inspektoret e AKU.

 

Në njoftimin e shpërndarë për mediat bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e AKU Tiranë konstatoi dhe gjobiti në kushtet e flagrancës 4 subjekte që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me kërkesat ligjore, më konkretisht:

 

Në subjektet/individët: I.D., A.D., D.C., A.V., me aktivitet “Tregtim mishi në ambjent të hapur” u konstatua se tregëtohej produkti mish në ambjente të hapura (rrugë) në mungesë të kushteve higjeno-sanitare, i pa vulosur dhe nuk shoqërohej me certifikatë veterinare therje.

 

Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese për këto subjekte/individë mori masat e përmbledhura si më poshtë:

 

a) Gjobë 150,000 lekë (për secilin subjekt)për tregtim të produktit mish në ambjente të hapura në mungesë të kushteve higjeno-sanitare (600,000 lekë në total),

 

  1. b) Për tregtim të produktit mish pa vulë dhe të pashoqëruar me certifikatë veterinare therje u bllokua ⛔sasia prej 86 kg mish qingji dhe dele i konstatuar i pasigurt për konsum human.

 

Pavarësisht se aksioni I fundit është për tu vlerësuar, duhet theksuar fakti që ky treg në shumë raste është bërë objekt i shkrimeve dhe kronikave televizive për kushtet skandaloze në të cilat tregtohen produktet, sidomos ato ushqimore të cilat janë rrezik real për konsumatoret.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *