E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Vendi

Tregu kaotik i servisëve

Është nder te paktet mekanik makinash qe ka kryer nje kurs profesional. Pjesa me e madhe e kolegeve te tij janë te vetëquajtur zanatçinj. Ervin Kosova ka zgjedhur te beje kete pune, per shkak te pasionit qe ka për automjetet. Por ai është i vetëdijshëm qe ne tregun e servisit te makinave, besimi i qytetareve është i ulet. Çdo gjë funksionon pa garanci. Gjithçka varet nga morali i gjithsecilit. E gjithë kjo situate vjen per shkak te informalitetit te larte qe ekziston ne kete treg. Ketë janë të detyruar ta pranojnë edhe autoritetet. Çdo drejtues servisi duhet te plotësoje një formular tip gjate riparimi te një automjeti. Aty parashikohet edhe garancia përkatëse qe do te ofroje për shoferin. Kriteret e reja do te zbatohen per çdo servis te ri, qe do te hapet per here te pare, ndërsa per ata ekzistuesit, ministria thotë se do te monitorohen dhe do te trajnohet edhe stafi aktual; me qellim plotësimin e kritereve. Por se sa do te arrihet kjo, mbetet për t’u pare…

Vazhdo të lexosh

Reklamë