“Tregu ka nevojë për zanatçinj, jo për juristë”
Ne Shqipëri ka mijëra vende pune per zanatçinjve, por gati ne këto nivele janë te papunët me shkolle te larte. Duke ironizuar maninë e te rinjve për te patur nje diplome universiteti, veçanërisht ne drejtësi, kryeministri Rama deklaroi se tregu ka nevoje per teknike te mesme dhe zanatçinj. Kreu i qeverise pranoi fenomenin e analfabetizmit dhe paaftësinë e te diplomuarve ne drejtësi. Gjate nje aktiviteti per nxitjen e punësimit, kreu i qeverise nuk kurseu kritikat ndaj politikes, qe sipas Rames ka dëmtuar rende arsimin profesional. Per ministrin e mirëqenies sociale Blendi Klosi, zhvillimi i arsimit profesional dhe dyfishimi i pranimeve do te nxirrte nga kriza tregun e punës. Deri sa te plotësohen kërkesat e tregut per zanatçinj dhe teknike te vërtete,do te ndeshim gjithnjë e me tepër kameriere me diploma juridiku e ekonomiku, apo dhe te papune me shkolle te larte.




