Subscribe

Situata në tregun imobiliar,  të paktën në kryeqytet i ngjan shprehjes popullore “Çudia me e madhe tre ditë zgjat”.

Interesi i lartë i shfaqur pas tërmetit të 26 nëntorit për blerje banesash më të sigurta, tashmë  është zbehur. Aagjentët imobiliarë thonë se qytetarët kanë tejkaluar pasiguritë dhe I janë rikthyer normalitetit. Kjo pasi shit-blerja e një banese të re është një investim i rëndësishëm,  ndaj një vendim I tillë do të kërkojë kohë.

 

Por ka edhe një arsye tjetër pse tregu imobiliar nuk ka luhatje të ndjeshme, në tiranë. Qyetarët janë në pritje të nisjes së procesit të rivlersimit të banesave dhe më pas të vendosin se cdo të bëjnë me pasurinë e tyre.

Gjithesesi interesi I shfaqur në këto dy muaj nga qytetarët është për vila dhe shtëpi individuale në periferi të kryqytetit, cka do të thotë se ka një tendecë për tu larguar nga zonat me dendësi të lartë ndërtimi si dhe nga pallatet shumëkatëshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *