Subscribe

Zhvillimi i turizmit në Gjirokastër ka vendosur në vështirësi tregun imobiliar. Në zonën muzeale nuk ka pothuajse asnjë banesë në shitje për shkak të potencialit në rritje të zhvillimit të bizneseve turistike në zonë, ndërsa po kaq e vështirë është bërë situata edhe në lagjen e poshtme të qytetit ku është pothuajse e pamundur të blesh një apartament apo ta marrësh atë me qira.

“Aktualisht kemi 20 persona që kërkojnë të blejnë por nuk ka banesa që shiten. Edhe rritja e çmimit është bërë pengesë sepse shumica e shikojnë me qëllim turizmi por për njerëzit që nuk e kanë mundësinë ekonomike detyrohet të marrin me qira por ndërkohë nuk ka banesa që jepen me qira dhe është situatë kaotike”, thotë Valbona Bani, agjente imobilare.

Agjentët imobiliarë shprehen se platformat online kanë ndikuar tregun në masë të konsiderueshme.

“Ka patur kërkesa për zonën muzeale por çmimet janë rritur dhe problem i madh është mungesa e dokumenteve të pronës. Familjarët e rinj dhe studentët kërkojnë por kemi rreth një vit që nuk gjejmë banesa me qira sepse vendosen në platformat online, booking air bnb..me qëllim turizmi. Edhe çmimet janë rritur thuajse dyfish”, thotë Bani.

Kjo situatë ka sjellë edhe dyfishimin e tarifave të qirave të banesave dhe po kështu edhe të apartamenteve në shitje duke vendosur në vështirësi familjet, studentët apo individët që duan të blejnë apo të marrin një banesë me qira. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *