E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Tregu i ri në Shkodër nis punën, investimi me mbeshtetjen e Myftinisë

Fermerët dhe tregëtarët shkodranë që prodhojnë e tregëtojnë produketet bujqësore do të punojnë tashmë në një treg të ri. Në sajë të bashkëpunimit me Myftininë e Shkodrës tregu tashmë është funksional në mjedise krejtësisht të reja dhe shumë të përshtatshme për aktivitet tregtar. Ishte Myftinia e Shkrodrës, e cila mundësoi ndërtimin e këtij tregu që jep mundësi punësimi për dhjetera familje.

Sot tregtarët e sistemuar në këtë treg, shprehen të kënaqur, ashtu siç edhe klientët e tyre që rikthehen pas rreth 2 muajve e gjysmë ndërprerje për shkak të masave për mbrojtjen nga pandemia.

Reklamë

Bashkia e Shkodrës po hulumton hapësira të tjera të lira, publike e private, për të krijuar tregje të ngjashme edhe në zona të tjera të qytetit. Kështu, krijohet një standart, por edhe mundësi punësimi real për qindra familje.

Bashkia Shkodër shpreh falenderimet Myftinisë së Shkodrës për mbështetjen, fermerëve dhe tregëtarëve për durimin për pritjen. Duke punuar bashkë, përmirësojmë jetën tonë, ndihmojmë qytetin, familjet tona për një jetë më të mirë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë