Subscribe

Si gjithmonë, bizneset shqiptare kanë gjetur një zgjidhje, në momentet që ka një aksion për t’i kontrolluar ose kur ka ngjarje të rrezikshme dhe ata e shohin veten përgjegjës, ulin qepenat! Gjithsej në të gjithë territorin e Shqipërisë, ka vetëm dy pika të licencuara, të cilat janë shoqëri aksionere të autorizuara nga shteti për të kolauduar bombolat e gazit, për t’i mbushur ato, por dhe për të autorizuar bizneset e vogla që të shesin bombola. (kolaudimi dhe mbushja e tyre duhet bërë patjetër nga këto shoqëri). Njëra ndodhet në rrugën dytësore që lidh Tiranën me Durrësin, kilometri i dytë, ndërsa tjetra ne rrugën e Elbasanit. Vetë Drejtori i Pajisjeve me Presion në Inspektoratin Qëndror Teknik, thotë se janë 30 shoqëri aksionere që kryejnë këtë punë, por një pjesë e licencave merren te pushteti vendor, e një pjesë tjetër në QKL. Inspeketoriati ka vendosur gjoba në të gjithë Shqipërinë dhe vetëm në 2015-ën ka bllokuar 30 subjekte përfshirë këtu dhe karburante, megjithatë kjo nuk ka ndalur biznesin informal të gazit të lulëzojë. Parashqevi Çuko është një pensioniste, e cila thotë se përdor bombulën në shtëpi për gatim. Edhe pse e di rrezikun, ajo tregon se i leverdis më shumë gazi, pasi kursen energji dhe gatuan më shpejt.
Në këtë situatë, Inspektorati Qendror i bën thirrje qytetarëve që të mbrojnë veten dhe të mos pranojnë të furnizojnë pajisjet e gazit as në pika karburanti, dhe as në biznese të vogla fantazmë, të cilat nuk japin minimumin e sigurisë.
Vizion Plus ka kontaktuar me një prej dy shoqërive, të cilat janë të autorizuara për të kryer këtë funksion. Për ta fillimisht kontrolli duhet të vijë që në dogana, pasi pajisja e gazit, duhet të ketë çertefikatë konformiteti. Pjesa tjetër është nxjerrja jashtë funksionit nga Inspektorati Teknik i Bombolave të Amortizuara, një nisëm që filloi para disa muajsh, por që u la në mes. Një tjetër problem për këto biznese është dhe numri i pakët i inspektorëve, të cilët në shumë raste nuk kanë as makina për të bërë kontrolle.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *