E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Rajoni

Tregu Ballkanik në fokus të Samitit të Sarajevës

Komisioneri i BE-së për zgjerimin Johannes Hahn, tha të enjten në samitin e kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor që po zhvillon punimet ne Sarajevë, se “takimi dëshmon vëmendjen e unionit per rajonin, si nje vazhdimësi e procesit te Berlinit. Ai tha se edhe pse disa vende po përballen me kriza serioze dhe “me rritjen e retorikës nacionaliste”, megjithatë po ecet përpara. Hahn tha se ky është proces serioz dhe se ideja është që rajoni të përgatitet për anëtarësim në BE.

 

“Propozojmë një treg të përbashkët të Ballkanit Perëndimor si një bazë për qasje dhe krijim të një hapësire të përbashkët ekonomike dhe të tregut si një përgatitje për tregun evropian. Me punën e përbashkët hapen të paktën 80 mijë vende pune deri më 2025. Flas për investitorë realë, sepse ky treg është i përbashkët për 20 milionë banorë.”

 

Reklamë

Takimi i kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor përqendrohet në projektet rajonale dhe në bashkëpunimin ndërmjet tyre.

 

Ne kete forum, përveç mikpritësit Denis Zvizdic, marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Malit të Zi, Dushko Markovic, i Serbisë, Aleksandar Vuçic, i Kosovës Isa Mustafa dhe kreu i qeverise teknike ne Maqedoni Emil Dimitriev.

 

Takimi i kryeministrave po zhvillohet në një kohë të ndjeshme për Ballkanin Perëndimor, siç vlerësojnë zyrtarë të lartë të BE-së. Marrëdhëniet e acaruara mes Kosovës e Serbisë, kriza e stërzgjatur ne Maqedoni, por edhe bojkoti i opozitës ne Shqipëri jane disa nga problemet e brendshme politike me te cilat përballen vendet e rajonit.

Më shumë video

Reklamë