Subscribe

Turistet serb janë nje kontingjent qe nuk kane ne vëmendje Shqipërinë për te pushuar, edhe pse bizneset e fushës kane stimuluar hartimin e paketave turistike, numri i tyre është i ulet. Por bizneset serbe vlerësojnë se Saranda është nje destinacion tërheqës, i cili do te mbizotëroje ne paketat e radhës. Ndërsa krijimi i nje tregu ballkanik, duhet te kthehet ne objektivin e vendeve te rajonit.
“Është kënaqësi qe jemi sot ne Tiranë, për te gjetur mundësinë për te bashkuar rajonin. Rruga me e mire është qe te krijojmë një atraksion rajonal, ballkanik, për t’ja ofruar partnereve tanë si Kina, Japonia etj. Sa i përket Shqipërisë, ne si tur operatore, kemi sugjerime specifike për vendet pranë nesh, duke ofruar paketa 10-ose 15-ditore me qellim eksplorimin e zonës. Por duam te bashkëpunojmë me partneret për destinacione te reja për ne, si Saranda”.
Disa biznese turistike nga Serbia, janë prezent ne Shqipëri, per te pare rrugët e bashkëpunimit ne këtë fushe, për te krijuar tregun ballkanik. Shqipëria dhe Serbia lidhen me nje linje direkte ajrore, një element ky i rëndësohem per zhvillimin turistik mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *